• |
ide | kryesore

Revolucioni nis me Giroud

Arkiva, Sport
giroud.jpg



Pavarësisht se është i lidhur me Arsenalin deri në vitin 2017, megjithatë, Olivier Giroud duket se do të “divorcohet” me ‘Topçinjtë’ qysh në fund të këtij sezoni.

Mediat britanike raportojnë se menaxheri i londinezëve Arsene Wenger do të bëjë një revolucion në tregun e verës, dhe sipas mediave në ishull, do të jetë pikërisht Giroud, lojtari i parë që do të sakrifikohet.

Thuhet se përveç Giroud do të ketë edhe lojtar të tjerë që do të largohen nga “Emirates” për t’ia liruar vendin përforcimeve të reja që pritet të bëhen në verën që po vjen