• |
ide | kryesore

Pesë shqiptarë në botëror

Arkiva, Sport
1111.jpg



Trajneri i Zvicrës nuk e ka pasur aspak të lehtë të përzgjedhë lojtarët të cilët do të përfaqësojnë kombëtare në “Brazil 2014”. Sa u takon lojtarëve me origjinë shqiptare, Ottmar Hitzfeld ka përzgjedhur pesë prej tyre. Jashtë 23-esh mbeti Pajtim Kasmi që luan për Fulham dhe që kishte shpresë të thërritej.

Të gatshëm për të luajtur në ndeshjet e Kupës së Botës “Brazil 2014”, do të jenë Valon Berhami i Napolit, Blerim Xhemaili po i Napolit, Xherdan Shaqiri i Bajern Munih, Granit Xhaka i Munshengladbah dhe Admir Mehmedi i Fraiburgut.

Zvicra është në një grup me Francën, Ekuadorin dhe Hondurasin në fazën finale të botërorit dhe është e favorizuar për të kaluar në fazën tjetër. Ndeshja hapëse e botërorit do të jetë Brazil-Kroaci, e cila do të luhet më 12 qershor.