• |
ide | kryesore

Liga e Kampionëve mbetet pa Barcelonën

Arkiva, Sport
atletico_6771.jpg



Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga një rivali i tyre spanjoll Atletico Madrid. Atletico ka mposhtur në Madrid Barcelonën me rezultat 1-0, që ka mjaftuar që katalunasit të eliminohet nga gara më e madhe evropiane.

Atletico Madrid hyri komode në ndeshjen kundër Barcelonës në shtëpi pasi që djemtë e Diego Simeones kishin nxjerr barazim në Camp Nou një javë më parë prej 1-1.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte dukshëm më e mirë për Atletico Madridin dhe kjo ju shpërblye pasi që ata realizuan shumë shpejt me anë të Koke në minutën e 5-të.

Në këtë pjesë Atletico disa herë qëlloi edhe shtyllën por rastet nuk u konkretizuan me golë.