• |
ide | kryesore

Franca, në Brazil, hotel afër bordellos

Arkiva, Sport
1111.jpg



Trajneri i kombëtares së Francës Didier Deshamp, është ndjerë i surprizuar nga pyetja e një gazetari sportiv i cili e ka provokuar duke i thënë nëse ai e dinte se hoteli i skuadrës së tij në Brazil gjendej vetëm 500 metra larg një shtëpie të njohur publike. Pas shpalljes së listës me 30 futbollistë që do të përfaqësojë skuadrën tringjyrshë në botëror, Deshamp i ka dhënë një intervistë të gjatë gazetës franceze Le monde ku ai ka shpjeguar edhe rregulloren e brendëshme që do të kenë lojtarët gjatë grumbullimit. Por kur gazetari e ka pyetur për këtë fakt, trajneri i bluve nuk e ka humbur toruan "Ju gazetarët e dini më mirë se unë, ka thënë ai, sepse po ashtu si lojtarët edhe ju në çdo grumbullim shkoni në të njëjtat vende. Unë e di këtë ka vazhduar provokimin Deshamp, sepse siç bëni ju dosje për ekipin tim, edhe unë kam një dosje të plotë me bëmat tuaja. Por pavarësisht nga publikimi i këtij fakti tashmë fombëtarja franceze është tepër vonë për të ndryshuar hotelin Ribeirao Preto që gjendet vetëm 500 metra larg një bordelloje.