• |
ide | kryesore

Shqiptarja që u bë amerikane në moshë 115 vjeçare

Arkiva, Pikante
mrika.jpg



Kjo është një histori e veçantë e emigracionit shqiptar drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës, që bëhet publike pas 34 vjetësh. Një shqiptare e mbërritur atje në SHBA 40 vjet më parë, në moshën  105 vjeçare, arriti të marrë shtetësinë amerikane 6 vite më vonë, në moshën 111 vjeçare. Historia interesante i përket Mrika Mrnaçajt nga Malësia  e Madhe,  e cila sëbashku me fëmijët e saj shkoi në SHBA për të kërkuar strehim politik.

Ky është një rast i veçantë, ku gjithçka filloi në vitin 1974. Në këtë vit Mrika Mrnaçaj, në moshën 105 vjeçare, së bashku me fëmijët e saj zbriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri, e sigurtë, se një ditë ajo dhe djemtë e saj ishin ngritur kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke iu bashkuar emigracionit antikomunist. Vetë gruaja ka kërkuar të marrë shtetësinë amerikane që të mund të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar dhe kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e shtypit amerikan të kohës.

Publikimi i kësaj historie në media solli edhe ndërhyrjen e një kongresmeni amerikan i cili kontaktoi direkt me presidentin Ford duke e informuar atë se ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në Neë York, dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane. Presidenti i ktheu menjëherë përgjigje kongresmenit të Nju Jorkut, Mario Biaggi, ku shkruhej se ai kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane, dhe brenda 1 jave ajo mori shtetësinë e amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan .