• |
ide | kryesore

Gjermani – Brazil në gjysmëfinale

Arkiva, Sport
brazil.jpg



Gjermani – Brazil në gjysmëfinale

Do të jetë një finale e parakohëshme gjysmëfinalja e parë e këtij botërori. Do të jenë përballë njëra – tjetrës Gjermania dhe Brazili. Gjermanët mundën 1 – 0 Francën me një gol të Humels, të shënuar në pjesën e parë. Franca pati disa raste shënimi, por nuk mundi të konkretizojë. Megjithatë, gjermanët dominuan edhe në lojë.

Ndërsa Brazili mundi 2 – 1 Kolumbinë, me gola të shënuar nga Tiago Silva në pjesën e parë dhe David Luiz në pjesën e dytë për Brazilin dhe nga James Rodriguez me penallti në pjesën e dytë për Brazilin.

Por në gjysmëfinale Brazilit mund t’i mungojë sulmuesi kryesor, Neymar, pasi u dëmtua në gju dhe u largua nga loja në minutën e ’88.

Brazili dhe Gjermania janë përballur në finalen e botërorit të vitit 2002. Fitorja 2 – 0 i dha Brazilit titullin e pestë kampion.

Dy gjysmëfinalistët e tjerë të botërorit do të dalin nga ndeshjet Argjentinë – Belgjikë dhe Hollandë – Kosta Rika.