• |
ide | kryesore

Hollandë – Argjentinë, edhe pak orë për të mësuar finalistin e dytë

Arkiva, Sport
Netherlands-vs-Argentina-2014-World-Cup-preview.jpg



Hollanda apo Argjentina? Kush do të jetë përballë gjermanëve në finale? Nëse kualifikohet argjentina, kjo do të jetë hera e parë e saj në një finale, që prej vitit 1990.

Për Hollandën do të jetë hera e dytë radhazi. Sulmi është arma më e fortë e të dyja skuadrave. Argjentina shpreson tek Messi dhe Aguero, i rikuperuar pas një dëmtimi të lehtë. Hollada ia ka shpresat tek treshja Sneijder, Robben e Van Persie. Argjentina e ka fituar 2 herë kampionatin botëror. Hollanda asnjëherë. Për të mësuar finalistin e dytë në supersfidën që luhet në San Paolo, duhen edhe pak orë.