• |
ide | kryesore

Löw zbulon çelësin e fitores. Pranon se nuk e priste rezultatin 7 – 1

Arkiva, Sport
Low.jpg



Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, ka shpjeguar se cili ishte çelësi i fitores 7 – 1 me Brazilin, teksa, duke folur për mediat pas ndeshjes në Belo Horizonte tregoi një pjesë të taktikës së ndjekur.

“Shfrytëzuam me qetësi hutimin e kundështarëve. E dinim se po të mos luanim me frikë dhe të impononim lojën tonë, do ta fitonim ndeshjen. Por këtë rezultat nuk mund ta priste askush. Shënuam 3 gola në 4 minuta. Në atë moment e pamë që kundërshtarët ishin të shokuar. Këtë gjendje të tyre e shfrytëzuam me gjakftohtësi. Në pushim të ndeshjes diskutuam që të vepronim me kujdes dhe rregull. E dinim që në pjesën e dytë do të kishte hapësira, sepse ishte normale që ata të reagonin. Kështu, duke reaguar me kundërsulme të shpejta, do të kishim mundësi të krijonim mundësi të tjera për të shënuar. Mjaftonte që të vazhdonim të luanim me seriozitet”.

Pavarësisht fitores që do të mbetet në histori, tekniku gjerman ka preferuar të evitojë euforinë dhe të mendojë për finalen.