• |
ide | kryesore

Sonte finalja e madhe Gjermani – Argjentinë. Messi: Kjo është ndeshja e jetës

Arkiva, Sport
Messi Iiii.jpg



Në orën 21:00 në stadiumin “Maracana” do të nisë të luhet finalja e këtij botërori, mes dy skuadrash të mëdha. Gjermanisë, 3 herë fituese e këtij trofeu dhe Argjentinës që e ka ngritur 2 herë Kupën e Botës. Këto dy skuadra janë takuar dy herë të tjera në finale. Në 1986 trofeun e mori Argjentina dhe 4 vjet më vonë ajo i takoi Argjentinës.

Një ditë para ndeshejs, Lionel Messi shkruajti në faqen e tij në Facebook se kjo është ndeshja e jetës.

 “Nesër (sot) ne do të luajmë ndeshjen më të rëndësishme në jetët tona për vendin tonë. Ëndrrat dhe shpresat e mija janë plotësuar për shkak të punës së madhe dhe sakrificës së një ekipi që ka dhënë gjithçka që nga ndeshja e parë”.

Finalja do të ndiqet nga 73.500 tifoze në stadiumin “Maracana” dhe përllogaritet që do të shihet nga 1 miliardë njerëz në mbarë botën përmes kanaleve telefizive.

Për sigurinë në stadium janë angazhuar rreth 25 mijë forca policie.