• |
ide | kryesore

A janë të besueshëm arbitrat italianë? Mediat argjentinase sulmojnë Rizzoli -n: Na mohoi penalltinë

Arkiva, Sport
rizzolicodesal-kJwD-U430201085919968nAH-1224x916@Corriere-Web-Sezioni-593x443.jpg



Arbitrat italianë janë përfolur jo pak herë si të përfshirë në fiksimin e rezultateve të ndeshjeve. Skandali më i madh që i pa ata të përfshirë ishte "Calciopoli". Ndaj dhe sa herë ata gjykojnë ndonjë ndeshje, shihen me dyshim. Kështu ka ndodhur edhe me abitrin e finales së Botërorit, Nicola Rizzoli. Mediat argjentinase e kanë sulmuar atë ashpër. E përditshmja "Ole" shkruan: "na vodhën edhe njëherë njësoj si 24 vjet më parë. Në atë kohë u dha kundër nesh një penallti që nuk ekzistonte. Tani nuk na dhanë një penallti që dukej qartë. Kundërshtari është i njëjti dhe nuk po flasim për Gjermaninë, por për arbitrin". Shtypi argjentinas konsideron penallti të pastër ndërhyrjen e ashpër të Neuer ndaj Higuain. Në finalen e botërorit të vitit 1990, në Meksikë, arbitri italian Codesal i dha një penallti Gjermanisë, e cila u shndërrua në gol nga Brehme.