• |
ide | kryesore

Champions League, Skënderbeu barazon me Bate Borisov

Arkiva, Sport
skenderbeu.jpg



 

Skënderbeu ka barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League kundër bjellorusëve të Bate Borisov. Takimi i luajtur Borisov Arena ka përfunduar në barazim pa gola. Skënderbeu u shfaq më agresiv në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën Bate Borisov pati disa raste shënimi, por Mirel Josa vendosi në fushë një skemë mbrojtëse. Ky është një barazim i rëndësishëm për Skënderbeun, pasi arrihet në fushë kundërshtare dhe me një ekip me më përvojë, pasi ka luajtur 3 herë në fazën e grupeve të Champions League. Ndeshja e kthimit do të luhet në Korcë më 22 korrik. Sezonin e kaluar korçarët luajtën edhe në fazën play off të Europa League, pasi kaloi 1 tur kualifikues në Champions.