• |
ide | kryesore

Mufkat s’kanë doganë për Spiropalin

Arkiva, Syri i Lapsit
spiropali.jpg



Nëse punon tek autoriteti shtetëror që kontrollon lojërat e fatit, fare mirë mund të të quajnë edhe punëtor apo drejtues bixhozi. Mos u çudisni! Është gjuha popullore me të cilën e prezanton Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, Drejtoren e Lojërave të Fatit. Në prezantimin e 300 ditëve të punës së Ministrisë së Financave ajo e quajti Luneda Sufalin Drejtore të Bixhozit. (shih videon).

Vetë Sufali e falenderoi për këtë. E nëse s’ka asgjë të keqe për këtë rast, edhe ne që sot mund t’i themi Drejtores së Përgjithshme të Doganave, Drejtore e Kontrabandistëve…,  gjithnjë në gjuhën popullore, ku mufkat s'kanë doganë!