• |
ide | kryesore

Gafa e historianit Pëllumbi Xhufi me Venizelos

Arkiva, Syri i Lapsit
Pellumb-Xhufi.jpg



Sapo Athina kërkoi sqarime nga Tirana për bashkimin e Himarës me Vranishtin, historiani Pëllumb Xhufi iu përgjigj Ministrit të Jashtëm Venizelos, në një intervistë për Top Channel, duke thënë se Himara nuk është minoritet. Xhufi u shpreh se Venizelos duhet ta dije mire këtë, sepse ka qenë gjyshi apo stërgjyshi i tij kryeministër në atë kohë kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, në vitin 1921, me kushtin për të njohur minoritetet, dhe ato janë njohur (pa Himarën).

Historiani Xhufi ka të drejtë kur flet për Himarën, e s’ka përse shkon aq larg deri tek rrënjët e Venizelosit të sotëm, sepse ngatërrohet kot e bën ndonjë gafë që nuk i falet një historian si ai apo edhe më pak të njohur.

Në të vërtetë, kryeministri Eleftherios Venizelos, të cilit i referohet ai, nuk ka kurrëfarë lidhje gjaku apo farefisnore me Ministrin e Jashtëm Evangelos Venizelos. Për ta evituar këtë gafë, do t’i mjaftonte të shtypte në “google” emrin Evangelos Venizelos.