• |
ide | kryesore

Shfaqen UFO-t në Kanada

Arkiva, Syri i Lapsit
ufo.jpg



Një video e xhiruar nga një televizion kanadez në periferi të Vankuverit ka bërë xhiron e botës. Grupi televiziv po pasyronte zjarrin e rënë në një pyll, por kur kanë parë pamjet me vëmendje kanë konstatuar në qiell diçka të pazakontë.

Gazetarët kanë hedhur dyshimet se bëhet fjalë për një UFO por gjithsesi pikëpyetjet janë ende të mëdha. Video zgjat 26 sekonda dhe objekti i çuditshëm me ngjyrë të bardhë lëviz mjaft shpejt mes reve.

Ende nuk ka një reagim zyrtar të autoriteteve për këtë çështje. Kështu që gazetarët pyetën Marc Dantonio, një ekspert të aeronautikës dhe studimit të UFO-ve.

Ai sugjeroi se objekti mund të jetë edhe një lloj meteori mjaft i shndritshëm që është djegur në atmosferën e tokës.