• |
ide | kryesore

Të burgosurit filmojnë arratisjen

Arkiva, Syri i Lapsit
brazil.jpg



13 të burgosur të konsideruar të rrezikshëm u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në shtetin brazilian të Goia-s. Por më shumë se arratisja e tyre, lajmi u përhap me shpejtësi për shkak të një videoje të realizuar nga vetë të burgosurit. Njëri prej tyre ka regjistruar punimet në galerinë nëntokësore të qelisë dhe e ka postuar në rrjetet sociale. Në filmimin prej 20 sekondash protagonisti thotë: “Jemi duke gërmuar dhe kemi ecur mirë!”. Autoritetet thanë se 13 të burgosurit kanë mundur të çajnë tunelin për më pak se 60 ditë. Policia braziliane deklaroi se është vënë në kërkim të të arratisurve që cilësohen me rrezikshmëri të lartë. Deri tani janë kapur vetëm 2 prej tyre, ndërsa është pezulluar nga detyra i gjithë personeli i burgut, përgjegjës për ruajtjen e tyre.