• |
ide | kryesore

“Kova me akull”, Flori sfidon Ramën. Do ta pranojë kryeministri?

Arkiva, Syri i Lapsit
flori.jpg



Flori Mumajesi ka përqafuar sfidën e nisur nga themeluesi i Facebook për të hedhur në kokë një kovë me ujë me akull. Bashkë me një pjesë të ekipit të tij të ThreeDots ai ishte nominuar nga Sebastiani në sfidën për të ndihmuar në sensibilizimin për sëmundjen ALS. Në mes të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, ai ka hedhur në kokë kovën me ujë me akull dhe sipas traditës, ka nominuar një tjetër person publik: vetë kryeministrin Edi Rama. Në sfidë ai ka ftuar edhe prezantuesin Arjan Çani, këngëtarin kosovar Getoar Selimi, Elvana Gjatën, prezantuesen e Klan Kosova, Liberta Spahiu, drejtorin e këtij televizioni Alaudin Hamiti dhe Klajdi Harunin. Sfidantët kanë 24 orë kohë. Dy prezantuesit e Klan Kosovës e pranuan sfidën. Liberta nominoi Adelina Ismailin, Vlora Citakun dhe kolegun e saj në Klan Kosova, Kushtrim Sadikun. Ndërsa Alaudini nominoi Tunën, drejtorin e QKK Arben Zharku dhe regjisorin Fatos Berisha. Sfida  tashmë ka bërë pjesë të saj emra të njohur në botë, si themeluesin e Microsoft Bill Gates, Christiano Ronaldo, Rita Ora, Lady Gaga, The Game, ëizz Khalifa, Calvin Harris, Tiesto, Drake e shumë të tjerë. Më me interes pritet reagimi i kryeministrit Rama.