• |
ide | kryesore

Republika Domenikane ndalon Miley Cyrus

Arkiva, Paparazzi
mili.jpg



Republika Domenikane nuk lejon koncertin e Miley Cyrus. Vendimi u morr nga një komision qeveritar që ndaloi koncertin e lajmëruar për më 13 shtator për “arsye morale”. Komisioni njoftoi të enjten se “vendimi u morr për arsye se shpesh Cyrus kryen veprime që janë kundër moralit dhe jetës së përdishme dhe që janë të dënueshme për ligjet e këtij vendi".

Biletat kishin kushtuar nga 27 në 370 dollarë. Koncerti do të mbahej në kryeqytet.  Disa kritikë i kanë konsideruar si vulgare sjelljet e saj në skenë. Vëtë Cyrus nuk ka bërë ende komente mbi këtë vendim.