• |
ide | kryesore

S’ka mëshirë për vrasësin e John Lennon

Arkiva, Paparazzi
lenon.jpg



Do të vazhdojë të qëndrojë në burg vrasësi i John Lennon. Gjykata vendosi që Mark Chapman që mbetet në qeli edhe pas kërkesës së së tij të tetë për tu liruar. Funksionarët e burgut të New York-ut, ku qëndron njeriu që qëlloi 34 vjet më parë ish-anëtarin e grupit britanik “The Beatles” kanë frikë se ai do të kryejë sërish krime edhe pas daljes në liri. Kundër lirimit të tij u shpreh edhe e veja e Lehnon, Yoko Ono.

“Nëse lirohet në këtë moment ka mundësi që Chapman të mos e jetojë lirinë pa kryer sërish një krim, apo dhunuar ligjin – njoftuan nga burgu i tij. 59-vjeçari po vuan dënimin në burgun “Wende Correctional Facility” të New York-ut pas vrasjes së artistit më 8 dhjetor 1980. Lennon ishte 40 vjeç kur u vra jashtë shtëpisë së tij në Manhattan ndërsa kthehej nga një seancë rregjistrimi në orët e vona të natës.

 

www.lapsi.al