• |
ide | kryesore

Arbana Osmani është shtatzënë

Arkiva, Paparazzi
arbana.jpg



Moderatorja e emisioneve “Big Brother” dhe “E diell”, Arbana Osmani, është shtatzënë. Për ta bërë publik lajmin ajo ka zgjedhur emisionin “Jamais Vu”, të gazetarit Mustafa Nano. Revista Anabel ka mësuar se kjo intervistë do të transmetohet këto ditë. Arbana është shprehur e lumtur për këtë lajm. Prezantuesja 30 -vjeçare është martuar me Ardit Keron. Bashkë me lajmin e bukur për familjen e saj, bëhet e ditur se moderatorja do të shkëputet tërësisht nga puna në televizion gjatë këtij sezoni.