• |
ide | kryesore

Sabrina Ferrilli në Agon Channel, zëvendëson Sonila Meçon. Vjen edhe Belen Rodriguez

Arkiva, Paparazzi
ferrilli.jpg



Pak muaj më parë u zbulua enigma e investimit gjigand të Francesco Becchetti-t në televizionin Agon Channel. Ky kanal do të prodhojë në Shqipëri emisione që i drejtohen publikut italian dhe do t’i transmetojë në Itali përmes kanaleve të sistemit dixhital tokësor të vendit fqinj. Por veç gazetarit Vinci, ish -prezantues në Canale 5 dhe ish -korrespondent i CNN, Becchetti do të afrojë në televizionin e tij edhe disa emra të tjerë të njohur në mediat italiane. Siç ka mësuar revista Anabel, bëhet fjalë për aktoren dhe prezantuesen Sabrina Ferrilli dhe për bukuroshen Belen Rodriguez, një prej ikonave të Mediaset, që në fakt u largua pak kohë më parë nga ky rrjet televiziv. Mësohet se 50 -vjeçarja Ferrilli do të prezantojë në italisht simotrën e emisionit “Kontrata”, të prezantuar në Shqipëri nga Sonila Meço. Ndërsa emisioni që do të prezantojë Rodriguez nuk dihet ende. Por e sigurtë është që ajo do të jetë pjesë e stafit italian të këtij kanali televiziv.