• |
ide | kryesore

Tunën e ngacmon edhe Upljana. Sherr mes prezantueses dhe këngëtares

Arkiva, Paparazzi
tuna upjana.jpg



Pas Fjolla Morinës, Tunës i është dashur të merret edhe me prezantuesen Ulpjana Lama. Një debat mes tyre ka lindur në rrjetet sociale. Ka qenë Ulpjana ajo që e ka “thumbuar” Tunën me një status, në të cilin e krahasonte këngëtaren simpatike dhe provokuese me presidentin rus Vladimir Putin. Pikë referimi për këtë krahasim është bërë një deklaratë e Putin se ai mund ta merrte Kievin për 2 javë, nëse ddëshironte dhe një vargu të këngës hit të Tunës, Fenix, ku ajo thotë se “un’ e boj sepse muna” (unë e bëj sepse mundem).

"Me rastin e zbardhjes së bisedës Barroso-Putin , ku ky citohet të këtë thënë se 'mund ta marrë Kievin për dy javë' (seriously?!), pyetja ime është: çfarë kanë të përbashkët, këngëtarja shqiptare Tuna dhe presidenti rus Putin? Refrenin 'un e boj se muna (unë e bëj se mundem)! E para si mendësi dominuese e shoëbiz-it që për të shitur duhet të skandalizohesh. I dyti si demostrim arrogant I një pushteti që ka forcën, por jo përgjegjësinë”.

Ka qenë ky statusi në Facebook i Upjana Lamës që ka shkaktuar reagimin e Tunës, e cila i është kundërpërgjigjur gjithashtu përmes një statusi, siç raporton Bluetooth. Tuna i sugjeron asaj që të merret më mirë me horoskopin e dantellat dhe ta lërë mënjanë showbiz -in dhe diplomacinë, veçanërisht tani që ajo nuk është më as prezantuese në ndonjë televizion. 

Përgjigjja e Tunës nuk ka kaluar pa komente nga prezantuesja, e cila ka shpjeguar se gjithçka ishte një metaforë.