• |
ide | kryesore

SMS –të e vërteta të Bleona Qerretit me Saimir Tahirin, pas vjedhjes së bizhuterive me vlerë 500 mijë euro

Arkiva, Paparazzi
bleona qerreti.jpg



Sajesa e krijuar nga mediat sociale për një komunikim mes saj dhe Ministrit të Brendshëm i ndolli një komunikim prej vërteti me të. Bleona Qerreti rrëfen se asaj i është dashur të këmbejë sms me ministin Tahiri, pasi në Milano i kishin vjedhur pasaportën dhe disa bizhuteri me vlerë 500 mijë euro dhe kishte vështirësi për t’u kthyer në Tiranë. Këngëtarja do të udhëtonte nga Milano për në Moskë, për të marrë pjesë në një koncert. Por makina e saj e marrë me qera atje ka rënë pre e disa grabitësve mesnatën e të premtes. Në bagazh ajo kishte bizhuteri, që sipas saj arrijnë vlerën e 500 mijë eurove dhe pasaportën. Kur ka konstatuar vjedhjen e pasaportës, ajo ka vënë në dijeni konsullatën tonë në Milano, që ka mundësuar kthimin e saj në Shqipëri. Por Bleonë si duhej me patjetër të ishte në koncertin e Moskës, siç rrëfen ajo për Gazetën Shqiptare. Ndaj ka telefonuar Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për ndimë. Pasi nuk ka marrë përgjigje prej tij, ka vendosur të kontaktojë me sms me ministrin Tahiri. Në mendje i ka vajtur menjëherë thashethemi i përhapur në rrjetet sociale për një komunikim provokues mes saj dhe ministrit, që rezultoi sajesë. “Duket sikur sajesa e krijuar ma ndolli komunikimin me të në këtë moment, ndaj edhe mesazhin e nisa: Përshëndetje zoti Ministër! Jam Bleona Qerreti, e vërtetë këtë herë. Kam nevojë për ndihmën tuaj”. Bleona thotë se ky ishte komunikimi i saj i parë me ministrin dhe se ai u tregua burrë zotëri, duke i vënë në dispozicion stafin e tij për t’i zgjidhur punë, ndonëse ka qenë ditë e shtunë. Më pas, këngëtarja është ndihmuar edhe nga stafi i Ministrisë së Jashtme, për të marrë pasaportë shërbimi, siç thotë ajo dhe për t’u nisur drejt Moskës. Veç peripecive, kjo histori e saj duket se vërtetoi thënien, “ku ka zë, s’është pa gjë”.