• |
ide | kryesore

Berisha: Djemtë e Arta Dades kriminelë. I drejton i biri i Ramës

I pakategorizuar
fb bero.jpg



Sali Berisha ka akuzuar me terma të fortë si kriminelë djemtë e deputetes socialiste Arta Dade. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke lënë të kuptohet se ata i përkasin një bande që kryesohet nga djali i Edi Ramës, Grigor Rama. Në një shpërthim të tijin në Facebook, Berisha i krahason djemtë e Dades me gangsterët e filmave të Francis Ford Coppola-s.

 

Dhe e gjithë kjo histori e ka një shpjegim. Sulmet e ndërsjellta kanë filluar pak ditë më parë, kur Gazeta Dita, pronë e vëllezërve Dabulla (djemtë e Arta Dades) ka botuar një intervistë të gjatë treditore me ish -badigardin e Berishës, Izet Haxhinë, i cili ndër të tjera pohon se Berisha e nxori në pritë Azemin në ditën që u vra dhe se biri i tij Shkëlzeni, është marrë që i ri me trafik narkotikësh.

Izet Haxhia ne krah te ish presidentit Berisha

 

Për këto akuza prej badigardi reagoi fillimisht Shkëlzen Berisha. Dhe tani vetë ish -kryeministri, që natyrisht nuk i jep përgjigje atyre që thotë Izeti, por sulmon si kriminelë djemtë e Arta Dades. Ja se ç'shkruan ai në Facebook:

“Firmen ose koken! Ky nuk eshte nje episod nga filmat e Francis Ford Coppolas per ngjarje ne zyren e kryeregjistruesit te vendit Te dashur miq, burime zyrtare informuan mediat se nje jave me pare, djemte e Arta Dades, segment i bandes “Hakmarrja per Drejtesi”, i kane detyruar me tyten e revoles kryeregjistruesin e vendit dhe kryeregjistruesin e Durresit te firmosin dokumentin me te cilin ata rrembenin nje prone ne qender te Durresit.  Me pare banda e tyre kishte tentuar te detyronte regjistruesin e Durresit te firmoste per pronen qe kerkonin te rrembenin por deshtuan sepse ai, per shkak te vendimeve te gjykatave ne favor te pronareve te ligjshem, nuk pranoi te firmosi per tjetersimin e prones. Ndaj para 8 diteve, Dabullat kerkuan ballafaqim me te ne zyren e kryeregjistruesit Muho ne Tirane. Ky i fundit, pasi u njoh me dokumentat origjinale, ka refuzuar te firmose pasi per pronen kishte pronare te tjere qe kishin fituar gjyqet.. Por refuzimi i Muhos ishte vetem i perkohshem, sepse banda e detyroi ate te firmosi duke i vene revolen ne balle te dy regjistrueseve. Pas ketij akti kriminal, Muho eshte drejtuar direkt tek Ilir Meta, i cili ja ka prere shkurt: “vellajo mos me ngaterro me Dabullat. Nuk eshte pune Arte por pune Gregu, djali i Edi Rames qe udheheq tani Dabullat, une nuk kam pune me ta”. Muho takon te nesermen Ramen dhe i shpjegon ngjarjen per te cilen flitet ne te gjitha qarqet zyrtare dhe jo zyrtare te Tiranes dhe qe te rikujton skena nga filmat e Coppolas.  Pas denoncimit te ketij akti kriminal Rama ia pret Muhos edhe me shkurt: “zoteri nuk merrem une me hipoteken, shko merru me Meten”. Mjere kryeregjistruesi! Asnjeri prej tyre nuk merret me Muhon, me ate merren vetem Dabullat dhe Gregu! sb – shkruan Berisha.

Dy ditë më parë ish -badigardi i Berishës Izet Haxhia në një intervistë për “Dita” pati treguar se si e njihte ai Shkëlzen Berishën të vogël: “Shkëlzeni në atë kohë ka qenë i vogël, por që atëherë ka pasur ato prirjet për luksin, i kishte qejf lekët. Tregoj vetëm një rast që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge. Emri nuk ka shumë rëndësi sot, po të doni edhe e them. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash”.

Po në të njëjtin rrëfim Haxhia ka treguar se si sipas tij qe Berisha që e coi drejt kurthit Azem hajdarin natën e vrasjes më 11 shtator 1998: ”Në atë kohë sipas informacioneve, Azemi është thirr, nga Linda Ihsani, sekretarja e Berishës në zyrën e Berishës, më duket për të pa film­imet e mitingut që kishin bërë në Fier. Fisnik Sina (në atë kohe këshilltar i Azem Hajdarit) ka shku tek zyra e Sali Berishës, dhe i ka thënë se është një makinë me targa Vlore që dyshohet se ka bombë. Sala, ka thënë kështu: Azem dil e zgjidhe këtë çeshtje, se ti e zgjidh!

Gjatë asaj ore ka ndodh kjo. Përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja­nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?

Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava”.

Pikërisht pas kësaj interviste shpërthyen edhe sulmet e fuqishme të Berishës kundrejt vëllezërve Dabulla.