• |
ide | kryesore

Shqiptarët Xhaka dhe Sadiku vendosin derbin e Zvicrës (video)

Arkiva, Sport
xhaka-sadik.jpg



Sfida derbi e javës në Zvicrës, ajo mes Baselit e Thunit përfundoi në barazim, 1:1.

Golat e këtij takimi u shënuan nga dy shqiptarë: Taulant Xhaka i cili sapo luajti ne Portugali ndeshjen e pare me kombetaren e Berat Sadik. Taulanti realizoi i pari (51’ goli ne video) për ta kaluar Baselin në epërsi, mirëpo Sadik barazoi me një gol në minutën e fundit të takimit. Për Baselin në këtë sfidë u paraqitën edhe Shkëlzen Gashi e Naser Aliji.