• |
ide | kryesore

Kush po e godet me miell Baton Haxhiun

I pakategorizuar
bato.jpg



Baton Haxhiu ka marrë një uragan reagimesh nga personazhe publike liliputë dhe të bëshëm, përdorues të miellitdhe refuzues të tij brenda dhe jashtë kufive të Shqipërisë, për shkrimin e tij në Lapsi.al. Haxhiu ngrinte një problem shqetësues sipas tij: pengimin që po i bëhej eksportit të miellit nga Kosova në Shqipëri, si pasojë e lobimeve që paguanin më sferat më të larta të qeverisë shqiptare. Dhe alibia politike e këtij pengimi ishte gjetur tek cilësia e dobët (krunde që mund ta hanë vetëm bagëtitë, deklaroi ministri i Bujqësisë, Panariti) e produktit që vinte nga Kosova. Që prej këtij momenti kundër gazetarit kosovar kanë shpërthyer një sërë sulmesh personale. Që e anashkalonin krejtësisht problemin real dhe fokusoheshin tek pyetja: Ç’interes ka Batoni për ta shkruar këtë gjë?

I pari prej tyre, që i parapriu kësaj çete ishte si zakonisht, Erion Braçe. “Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat këtë. Je pjesë e një grupi të tërë që e ka kthyer median në makinën më të madhe që korrupton në Kosovë e në Shqipëri. I ve gjoba politikës e arkëton paratë nga biznesi që përfiton nga politika që i nënshtrohet gjobvënies”, shkruan Braçe.

Po ashtu edhe faqja në internet “Blic” që boton postimet e Braces, e quan aktivitetin e Batonit lobist për interesa të manjatëve nga Kosova që qëndrojnë past tij. 

Të njëjtën linjë po më me nerv mban “Gazeta Express”: Baton Haxhiu së fundi i ka shpallur luftë zhvillimit teknologjik dhe internetit. Ai si një kokëmushkë vazhdon t'i mbrojë krundet e Devollëve, kompani kjo që thuhet se e ka blerë Klan Kosovën ku Haxhiu shërben si drejtor. 

Devolli Group e ka në pronësi fabrikën e miellit në Xërxë të Rahovecit e cila shet miellin “Finesa” – dhe tani Haxhiu duhet të bëjë avokatin e saj.

 

 

Po në të gjithë këto reagime besojmë se nuk ka rëndësi kë mbështet Batoni apo kë mbështesin kundërshtarët e tij. Nga paguhen ata: nga metrologjia, nga kompanitë e avionëve, nga telefonia celulare apo nga kushdo tjetër. Pyetjet që Lapsi.al kishte si shqetësim janë të tjera: 

A pengohen në Shqipëri eksportuesit nga Kosova ose jo, në tregun shqiptar? A shpiken disa kritere që nuk përdoren për ata që paguajnë zyrtarët e lartë? A krijohen barriera si ajo e miellit me kritere europiane, kur këto janë të paqenë?

Në emër të këtyre kritereve fitohen para. Dhe prandaj në qendër të kritikës duhet të jenë zyrtarët e lartë shqiptarë. Pastaj se kush janë gazetarët që e denoncojnë këtë, kush është profili i tyre, kjo është një tjetër gjë. Edhe ky problem ia vlen të diskutohet. Por të përqëndrohesh tek gazetari për të fshehur xhepizmin e një pushtetari, kjo në rastin më të mirë është amoralitet. Në rastin më të keq është lobim i atyre që pretendojnë se luftojnë lobizmin.

 

 

Më poshtë dhe reagimi i plotë i Erion Braçes:

Baton!!

Të korruptosh është e ndyrë, shumë e ndyrë;
rrënon një komunitet, një qytet, një shoqëri, një vend, një komb!!

Për  këtë do më vinte turp t’i përdorja gërmat e gjuhës shqipe! Eshtë rasti më i ndyrë ku mund të perdorësh gërmat e shqipes  që mund të të ndodhë.

Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat këtë.

Je pjesë e një grupi të tërë  që ka kthyer median ne makinen me të madhe  që korrupton ne Kosove e ne Shqiperi. I ve gjoba politikes e arketon parate nga biznesi  që perfiton nga politika  që i nenshtrohet gjobvenies.

Vetem  këtë dini të beni!! Gazetari jo!!
Nese e juaja quhet gazetari, atehere të tjere njerez  që kane sakrifikuar cdo gje për të thene të verteten, vecanerisht kunder trafikut të influences, konfliktit të interesit, korrupsionit ne nivelin me të larte vendimmarres, ne Kosove apo ne Shqiperi, jane pasqyra ky ju dukeni rraca me e poshter  që egziston diku.0

Sa për thellesi mendimi e dije, njohuri edhe për ceshtjen ku ti ishe angazhuar ne formen moderne të lobimit klientelist, mos u mundo me; ka njerez ne keto ane  që e dine shume mire se cdi ti e cdi une! Lere se i ben të qeshin.

Megjithate, kemi kohe të flasim për  këtë dhe po ta them, kam  që ne dhjetor të 2013  që degjoj, lexoj, mesoj, provoj lidhur me te. Dhe duhet ta dish, une nuk e perdor miellin dhe as blihem e shitem me miell e për miell. E tregon qarte të menduarit e vepruarit kete.

Pikerisht për kete, nuk jam bere hic pishman për ckam shkruar, jo ne profilin tim (te kerkoj ndjese  që se kam bere ne Frangaj all inclusiv-Klan, Abc, Shkumesi, Lapsi, Penda, Kallamarja, Ushtria, Reklama, banka etj), por ne statusin e një djali të cilin e respektoj shume për cka shkruan here pas here. Ja  që zakonisht je dhe teresisht i pa informuar.

Kaq për sot!!

Per miellin  që shitet e konsumohet, flasim nga Kuvendi se shpejti, pa mbajtur anen e kujt ne  këtë biznes, por duke mbrojtur interesin publik, interesin e ushqimit të shendetshem të femijeve ne  këtë vend.