• |
ide | kryesore

Prapaskenat /Si u negociua për ndërprerjen e ndeshjes. Cfarë i tha Duka arbitrit?

Arkiva, Sport
canaj 11.jpg



Ka pasur një moment kyc kur në basifondet e stadiumit Partizani, po negociohej se cdo të bëhej pas skandalit të futjes në fushë të tifozëve serbë dhe dhunës së ushtruar prej tyre. Versioni i parë qe që të dyja skuadrat të ktheheshin në fushë. Madje spikeri i stadiumit e anuncoi këtë lajm publikisht dhe ndeshja pritej të fillonte nga casti në cast. Nga arbitri kryesor I dhe vëzhguesi I UEFA-s u thirr një delegacion shqiptar i përbërë nga tre vetë. Presidenti Duka, kapiteni Lorik Canaj dhe Alban Bushi. Të tre këta protagonistë e kanë rrëfyer këtë histori për Lapsi.al. Fillimisht është pyetur presidenti I FSHF-së i cili me ironi është përgjigjur: “Unë kam birin tim 15 vjecar në tribunë dhe dua ta kthej të gjallë në shtëpi”, duke lënë kështu të kuptohet se as nuk kishte shanc që loja të vazhdonte. Nga ky moment tregon për Lapsi.al, Alban Bushi, sekretari i federatës serbe vinte dhe lutej: “është më mirë edhe për ju edhe për ne të vazhdojë ndeshja, ndryshe do të dënohemi të dyja palët”. Erdhi një moment dhe situata u bë shumë kritike. Pasi serbët propozuan që ndeshja të vazhdonte qoftë edhe pa tifozë. I deleguari i UEFA, një hollandez, që delegacioni shqiptar e sheh nën ndikimin e trajnerit të Serbisë, Dik Advokat, u shpreh se loja mund të vazhdonte. Me këtë variant dukej sikur po pajtohej edhe arbitri. Serbët ushtronin presion se nuk donin ti humbnin tre pikët në tavolinë. Shqiptarët trembeshin se incidentet mund të përsëriteshin dhe gjithashtu kishin shpresë ta fitonin ndeshjen në tavolinë, pas asaj që ndodhi. Pra në lojë ishte cështja se kush do të sillte argumentat më të fortë. Dhe cilat nga këto argumenta do të zinin vend për komisionin disiplinor të UEFA-s. Kur arbitri dhe vëzhguesi i UEFA-s e shihnin të mundshme vazhdimin e ndeshjes, presidenti Duka e pyeti gjygjtarin: mirë unë po ti nuk ke frikë për vete? Jo u përgjigj ai. “Vetëm pas kësaj-tregon Lorik Cana për Lapsi.al – ne thamë se skuadra jonë është e paaftë psikologjikisht dhe e dëmtuar fizikisht, për të vazhduar më tej”. 

Ky qe dhe moment i kthesës. Gjyqtari e shënoi këtë pretendim dhe vendosi pezullimin. Por a është i mjaftueshëm një argument i tillë për të marrë tre pikët e kësaj ndeshjeje që do ta conin Shqipërinë në vend të parë më 7 pikë? Kjo do të merret vesh në ditët e ardhshme. Sepse kjo mundësi kompromentohet pak nga qëndrimet e gjyqtarit dhe vëzhguesit që nuk e cilësuan situatën aq dramatike sa e panë të gjithë në TV. Në rastin më të keq për skuadrën tonë, ndeshja mund të përsëritet, ndërsa në rastin më të mirë, ajo mund të mbyllet me fitoren e tre pikëve dhe dënimin e disa lojtarëve pjesmarrës në zënkë.