• |
ide | kryesore

Pas sfidës me Serbinë, Ajeti: Dua të luaj për Shqipërinë

Arkiva, Sport
arlind-ajeti.jpg



Sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ndërruar mendjen e mbrojtësit Arlind Ajeti. Lojtari i skuadrës së Baselit, Arlind Ajeti, ka vendosur që të luajë me Kombëtaren shqiptare. Një nga mbrojtësit më premtues të kampionatit zviceran të futbollit vendosi të luajë me Shqipërinë pas takimit të saj të fundit kundër Serbisë, shkruajnë mediat e Kosovës. Një lajm të tillë e ka konfirmuar babai i Arlindit. Ky i fundit ka edhe dy vëllezër binjakë që luajnë me grupmoshat e Zvicrës./lapsi.al/