• |
ide | kryesore

Bayern në “qiellin e shtatë”. Ja të gjithë golat ndaj Romës

Arkiva, Sport
bayernnnnnn.jpg



Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore spektakolare në përballjen e ndeshjes së 3-të të Champions Leagues ndaj Romës. Bavarezët fituan me rezultat tenistik 7-1 duke shokuar totalisht ekipin e Rudi Garcias. Pjesa e parë ishte skandaloze për skuadrën e Romës, e cila pësoi plot pesë gola. Robben min e 9′ dhe 30’, Gotze 23’ Leëandoëski 25 dhe Muller 36’ ishin golashënuesit për skuadrën e Pep Guardiolas në pjesën e parë që bënë të heshtë “Olimpico”. Në pjesën e dytë tempi i lojës ra dhe ndeshja u zhvillua pa intesitet, duke e krahasuar me pjesën e parë. Gervinho shënon në minutën e 66’për skuadrën e Romës, para se Ribery 78’ dhe Shaqiri 80’ të shënojnë për rezultatin përfundimtar të takimit, 1-7. Me fitoren e sotme, Bayerni ka plotë nëntë pikë në krye të grupit E, ndërsa Roma është në vendin e dytë me katër pikë, pasi përfitoi nga barazimi i Cityt në fushën e CSKA-së 2-2.

 

Ja takimet e luajtura sot:

18:00 CSKA Moscoë – Manchester City 2:2

20:45 APOEL – Paris SG 0:1

20:45 AS Roma – Bayern Munich 1:7

20:45 Barcelona – Ajax 3:1

20:45 BATE – Shakhtar 0:7

20:45 Chelsea – Maribor 6:0

20:45 FC Porto – Ath Bilbao 2:1

20:45 Schalke – Sporting 4:3

/lapsi.al/