• |
ide | kryesore

Shqiponja e Xhakës në Gjermani

Arkiva, Sport
granit xhaka.jpg



Mesfushori i Borussia Mönchengladbach, Granit Xhaka, festoi golin e tij në fundjavë duke formuar me duar shqiponjën dykrenore shqiptare. Xhaka, i cili luan për përfaqësuesen zvicerane, duket se me këtë gol dhe simbolin e shqiponjës ka përshëndetur vëllain e tij, Taulantit, i cili luan për kombëtaren e Shqipërisë. Lojtari i Bundesligës është pyetur për këtë mënyrë festimi ka mediat gjermane. Për Bild, ai tha se ndihet krenar për prejardhjen e tij.