• |
ide | kryesore

Tirana dhe Partizani, fyt më fyt në krye (video)

Arkiva, Sport
Partizani-Tirana-1-0-aksion-te-porta-e-kuqe.jpg



Tirana dhe Partizani mbajnë të mbërthyer Superligën shqiptare të futbollit. Në javën e 9-të ekipet e kryeqytetit kanë ruajtur poziocionet e tyre në renditje falë fitoreve minimale 1-0. Tirana ka mundur Teutën me një gol të shënuar në minutat e funit nga Elis Bakaj.

Edhe Partizani ka mundur po 1 – 0 Elbasanin e vendit të fundit. Për “të kuqtë” shënoi sulmuesi serb Stevan Raçiç. Në ndeshjet e tjera Laçi ka mundur me rezultatin 3 – 1 me Apoloninë ndërsa të shtunën Kukësi fitoi me Flamurtarin dhe Skënderbeu mundi Vllazninë.

Kështu Tirana dhe Partizani kanë nga 18 pikë, më pas vjen Laçi dhe Kukësi me nga 16 pikë të ndjekura nga Skënderbeu me 15, Flamurtari 13, Vllaznia 8, Apolonia dhe Teuta me 7 pikë dhe në fund Elbasani me 3 pikë.

/lapsi.al/