• |
ide | kryesore

Raçiç, serbi i Partizanit: Shënova, por u ndjeva keq nga sharjet (video)

Arkiva, Sport
Racic.jpg



Tifozët e Partizanit janë vënë në siklet të dielën në takimin që ekipi i tyre luajti ndaj Elbasanit. Ndeshja u fitua nga “demat e kuq” me një gol të shënuar nga sulmuesi shtatlartë serb Raçiç. Përpara shënimit të golit tifozët kanë brohoritur vazhdimisht kundër Serbisë madje edhe në gjuhën serbe me shprehjen “Ubi, ubi, serbija!” (Vrite, vrite, serbin!). Gjithçka ka ndryshuar në momentin që u shënua goli.

Pas takimit Raçiç u pyet për koret e tifozëve: “Ndihem pak keq, por e di që nuk e kanë me mua” – tha Raçiç. “Ata janë tifozët më të mirë në kampionatin shqiptar dhe na kanë mbështetur gjithmonë, si kur kemi luajtur në shtëpi, ashtu edhe në ndeshjet jashtë fushe” – e mbylli serbi që luan për skuadrën e kryeqytetit. /lapsi.al/