• |
ide | kryesore

Serbët kërkojnë të riluhet ndeshja në fushë asnjëanëse

Arkiva, Sport
fff1.jpg



Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) kanë marrë vendim që ti kërkojnë UEFA-s përsëritjen e ndeshjes në një fushë asnjëanëse.

“Ne do të kërkojmë që ndeshja të përsëritet në një terren neutral, pa praninë e tifozëve, në mënyrë që të dëshmojmë se mund të luajmë futboll. E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e kthimit. Nuk është normale që ne të luajmë në Shqipëri përpara publikut vendas, dhe ne të kalojmë ashtu si kaluam ditë më parë. Të dy ndeshjet duhet të luhen pa shikues”, tha zëvendës presidenti i FSS-së, Goran Milanoviç (foto) për mediat serbe.

“UEFA është marrë vetëm me pasojat dhe jo me shkaqet e incidentit. Shqiptarët u ndëshkuan për shkak se nuk e vazhduan ndeshjen, ndërsa ne për shkak të organizimit të dobët të takimit. Megjithatë, UEFA nuk e ka trajtuar faktin se kush e filloi incidentin? Nëse ndërhyrja e politikës është e ndaluar të futet në sport, atëherë është e qartë për të gjithë se çfarë bënë shqiptarët”, përfundoi Milanovic.