• |
ide | kryesore

Floriana Garo tregon sekretet e “Queen Elizabeth”

Arkiva, Stil
floriana2.jpg



Pak njerëz kanë patur fatin të ngjiten në një nga anijet më të famshme të botës, kroçierën "Queen Elizabeth". Një prej tyre është edhe prezantuesja e emisionit "Jo vetëm modë" në TV Klan si dhe e motit në Abcneës, Floriana Garo. Por ndoshta edhe vetë kroçiera madhështore e Cunard, nuk ka mbajtur në bordin e saj shumë vajza të bukura si Floriana. Ky "takim" mes tyre ndodhi më 21 tetor, kur Queen Elizabeth ankoroi në brigjet e Sarandës. Floriana arriti të sigurojë të drejtën për të filmuar anijen fantastike dhe një reportazh ekskluziv do ta sjellë për shikuesit e "Jo vetëm modë" këtë të shtunë në orën 20.05 në Tv Klan. Lapsi.al po sjell disa foto nga ky udhëtim brenda anijes, e cila do të jetë përsëri në ujërat e Sarandës këtë të dielë. 
Lundruesja gjigande, me më shumë se 2.000 turistë dhe 1.000 anëtarë mikpritës të stafit në bord do të ndalojë për një ditë në qytetin jugor. Pasagjerët e saj do të vizitojnë të dielën Butrintin dhe site të tjera historike të qytetit.
E ndërsa turistët do të vizitojnë Sarandën, shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin turin e Florianës brenda anijes luksoze, ku do të shfaqen ambientet chic, kazinotë, suitat me ballkone, sallonin e ballos, spa-në, restorantin më të mirë në det, Veranda, sallën e teatrit etj. Të gjitha këto të treguara nga Floriana. Dy arsye speciale për të mos e humbur këtë aventurë televizive.