• |
ide | kryesore

Nuk duhet ta hani pas orës 20.00

Arkiva, Stil
spec.jpg



Ju bëni gjithë gjërat e duhura: stërviteni shumë, hani pastër dhe flini mjaftueshëm, por vaktet që hani pas darkës në mbrëmje vonë mund të sabotojnë humbjen e yndyrës dhe muskujt e fituar nga pushimi. Për një natë të mirë e të rehatshme, mënjanoni këto ushqime pas orës 20.00 të mbrëmjes.

Çokollata e errët është një vakt i shëndetshëm që përmban magnesium e antioksidant, ajo gjithashtu përmban kafeinë, e cila mund t’ju lë zgjuar.

Gjalpi prej arre. Po, arrat janë një burim i shëndetshëm i yndyrës dhe mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Fatkeqësisht, yndyrat shumë ngadalë treten dhe do të qëndroj në stomakun tuaj gjatë gjithë natës nëse konsumohet në sasi të madhe.

Alkooli ju e dini se konsumimi i tepërt është i tmerrshëm për trupin tuaj nëse jeni duke u munduar të formoni muskuj, dhe gjithashtu prish periudhat e gjumit, dhe ju nuk do të ndiheni të rigjallëruar në mëngjes.

Ushqimet e panevojshme janë ato që shpesh herë i konsumojmë si vakte të vonshme siç janë kekët e ndryshëm. Ëmbëlsira në përgjithësi e që sipas një studimi mund të shkaktojnë një natë me gjumë të parehatshëm.

Për gjumë të qetë shmangni ushqimin pikant dhe me erëza para se të flini, siç mund të jenë krahë pule, të cilat rrisin temperaturën e trupit.