• |
ide | kryesore

Mjeku e shpall të vdekur, ngrihet pas 11 orësh dhe kërkon supë

Arkiva, Stil
plaka.jpg



Mjeku e shpalli të vdekur, por 91-vjeçarja u zgjua në morg pas 11 orësh. Kur ajo hapi sytë tha se ndjente të ftohtë dhe kishte nevojë për një supë të ngrohtë. Ngjarja ka ndodhur në Poloni, ku e moshuara është gjetur në banesën e saj e pajetë nga mbesa. Kjo e fundit vëren se Janina Kolkiewicz nuk merrte frymë dhe nuk reagonte.

Ajo telefonon mjekun, i cili e deklaron të vdekur. Rreth 11 orë më pas, me certifikatën e vdekjes trupi i dërgohet morgut, ndërkohë që të afërmit përgatiteshin për funeralin. Ata nuk e besuan kur morën një telefonatë nga morgu, të cilët thanë se hallë Janina ishte gjallë dhe shumë mirë me shëndet. Pas kësaj gruaja u dërgua në shtëpi.

Doktor Weslawa Czyz, i cili kishte konstatuar vdekjen e saj, thotë se nuk e kupton se çfarë ka ndodhur. “Isha i sigurt që ajo kishte vdekur”, – tha mjeku i hutuar. Janina nuk mban mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur, përveç faktit se u ankua se kishte pak ftohtë. Ajo që është e sigurt, është fakti se për ta deklaruar 91-vjeçaren të vdekur, duhet ta mendojnë dy herë një gjë të tillë./Indeksonline/