• |
ide | kryesore

Nga BMW tek Hugo Boss e Adidas/ Të gjitha bizneset e lidhura me Hitlerin

Arkiva, Stil
hitler.jpg



SS-ët në uniformat Hugo Boss e me BMW shkonin në kampe, ku dhomat e gazit i prodhonte Siemens e gazin Bayer… Kompanitë e mëdha dhe të famshme gjermane që sundojnë tregjet për dekada të tëra, kanë fshehur me kujdes rolin famëkeq në epokën naziste. Por, bashkëpunimi i errët me Hitlerin po del në pah. 

Ndoshta nuk ka njeri në botën perëndimore që të paktën një herë në jetë nuk ka pirë aspirinë, siç nuk gjendet dikush që nuk ka provuar Coca-Colën. Shumëkush ka vetura Volkswagen, Opel, Ford apo BMW, disa në punë përdorin ngritëset ThyssenKrupp, veshin kostumet Hugo Boss, përdorin kompjuterët IBM, janë të siguruar tek Allianz, ndërsa konsumojnë edhe Nestle. Por, rrallëkush e di se këto kompani kanë bërë biznes me regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, e madje që si fuqi punëtore kanë shfrytëzuar të burgosurit nga vendet e pushtuara. Pa mbështetjen e pronarëve të kompanive të cekura, Adolf Hitleri madje nuk do të vinte në pushtet, transmeton Telegrafi.

Në mesin e kompanive që la shenjë më të thella në regjimin nazist ishte Ferdinand Porsche. Ai u takua me Hitlerin më 1934 për të përcaktuar detajet e zhvillimit të "makinës së popullit", Volkswagen. Kështu, para Luftës së Dytë Botërore ka lindur makina kult, ndërsa gjatë luftës – kur Porsche kaloi në projektimin dhe prodhimin e tankeve dhe automjeteve ushtarake – konsiderohet se katër nga pesë punëtorët që punonin në fabrikat e tij në Shtutgart dhe Volfsburg, ishin punëtorë që punonin dhunshëm. Ferdinandi thuhet se ka pasur qasje të drejtpërdrejtë te Heinrich Himmler, sa herë donte punëtorë nga kampet.

Lidhje të drejtpërdrejtë me kampet e përqendrimit dhe të vdekjes kishte edhe gjigandi i sigurimeve Allianz. Pasi kreu i kompanisë, Kurt Schmitt, ishte ministër i Ekonomisë i Hitlerit, ai kishte monopol për sigurimin në vend, duke siguruar madje ndërtesat dhe punonjësit e Auschwitzit. Allianz ka siguruar pronën e konfiskuar të hebrenjve, ndërsa pas lufte refuzonte të paguante polisat e sigurimeve të atyre që nuk u kthyen gjallë nga kampet. Arsyeja është cinike dhe groteske: mungesa e certifikatës së vdekjes!? Skandaloze, thua se ato SS i lëshonte në hyrje të dhomave me gaz!

SS-ët kishin uniformat e dizajnuara nga Hugo Boss në vitet ’30, tetë vite pasi kishte themeluar kompaninë. Pos uniformave të frikshme të tyre, ata i punuan ato edhe për rininë e Hitlerit, SA, ndërsa punëtorët merreshin me dhunë nga Polonia e Franca.

Çizmet për Ushtrinë i ka prodhuar Adolf Dassler, i cili më vonë do të krijojë firmën Adidas.

“Natyrisht që babai im ishte nazist? Kush nuk ishte atëherë”, ka thënë më 1997 i biri i Hugos, 
Siegfried Boss.

Gunther dhe Herbert Quandt, babai dhe djali në krye të kompanisë Bayerische Motoren Werke, e njohur më mirë si BMW, ishin shumë të afërt me Hitlerin. Gunther për një kohë ishte edhe në martesë me Magda Goebbelsin. Pasardhësit e tyre janë ende pronarë të BMW-së dhe këtë vit janë zyrtarisht gjermanët më të pasur, që bashkërisht “peshojnë” 31 miliardë euro.

BMW ka pranuar se ka përdorur deri në 30 mijë punëtorë të detyruar (edhe pse disa historianë thonë 50 mijë), të cilët punonin motorët për aeroplanët e Luftwaffes dhe motoçikleta për forcat tokësore dhe SS-ët, si dhe municion, bateri, armë… Familja kishte aksione te bateritë VARTA, Daimler-Benz – prodhues i Mercedesit me të cilin udhëtonte elita naziste.

Fitimin më të madh nga nazistët e arritën konglomerati IG Farben, General Motors, US Steel dhe Standard Oil e New Jersey. Ndër të tjera IG Farben prodhoi Zyklon B-në, gazin e përdorur për vrasje masive në kampe. Një nga degët (përfshirë BASF dhe Agfa) ishte edhe gjiganti farmaceutik Bayer që njihet si zbulues i Aspirinës. Ky ilaç sintetizohet nga punonjësi i quajtur Arthur Eichengrun, por pasi ai ishte një çifut, Bayer si zbulues e cekte Felix Hoffmanin. Sigurisht, Bayer dhe pjesa tjetër e IG Farben kanë përdorur punëtorë e detyruar. Njëjtë vepronte edhe Siemens që ka prodhuar dhomat e gazit për kampet e shfarosjes. /Telegrafi/