• |
ide | kryesore

Adi Krasta sulmon Edi Ramën: “Eshtë peng i Top Channel”

I pakategorizuar
adi-krasta-515x300.jpg



Prezantuesi i njohur i ekraneve shqiptare Adi Krasta ka shfrytëzuar edhe njëherë ekranin e tij të fundit, Agon channel, për të sulmuar fort kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama është peng i Top Channel. Megjithëse Krasta nuk e përmend me emër televizionin më të madh në vend, insinuata e tij është e qartë: “Natyrisht, kryeministrin e ka kapur një prej stacioneve televizive në vend. Këtë e dimë të gjithë…” ka thënë Krasta në një monolog dy minutësh ku ai citonte shpesh veten e tij. Por, drejtuesi i “Krasta show” nga ku janë bërë akuzat, nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka lënë të kuptohet se Rama është i kapur si pasojë e betejës së nëndheshme që po zhvillohet lidhur me mënyrën se si do të ndahen licencat për rrjetet dixhitale, në kohën kur një direktivë e BE-së i detyron të gjitha televizionet shqiptare të kalojnë në sistemin dixhital Brenda vitit 2015. Dhe sipas Krastës Top Channel po favorizohet nga kryeministri në vend të televizionit publik të cilit po i merret një nga dy networket dixhitale që i takonin. “Qëndrimi i kryeministrit ndaj RTSH-së është jo Rilindja e tij, as ripërdorimi, por dënimi me vdekje” ka thënë prezantuesi.

Sipas tij, Rama i është nënshtruar presionit të Top-it pasi televizioni e ka shantazhuar “me kërcënim për braktisje të kryeministrit, për nxjerrje sekretesh qeveritare të raison d’etat, për bjerrje të qëllimshme të imazhit dhe vetë rënien e tij të shpejtë politike”. Krasta i ka mbështetur akuzat e tij edhe në faktin se drejtuesi i ri i AMA, ishte një përzgjedhje e dretpërdrejtë e televizionit më të madh në vend.

Kjo është hera e dytë që prezantuesi i Agon Channel përsërit të njëjtat akuza lidhur me rolin e arbitrit që qeveria duhet të luajë në tregun mediatik shqiptar. Ai e kishte bërë të njëjtën gjë edhe në prill të vitit që shkoi. Kështu me një gurë ai ka mundur të qëllojë dy zogj të mëdhej. Ai ka pasur një konflikt të hapur kontraktual me Top Channel, që prej periudhës kur drejtonte emisionin e fundjavës “E diell” dhe së fundi ai është përfshirë në një sherjnajë banale me kryeministrin Rama, ku ata janë kapërthyer keq në restorant “Padam”, në një darkë të ngushtë ku shoqëroheshin nga bashkëshortet, dhe ku gjendej i ftuar edhe violinisti Tedi Papavrami.