• |
ide | kryesore

WhatsApp tashmë mund t’a përdorni edhe nga kompjuteri

Arkiva, Planet
image.jpg



Aplikacioni i njohur i shkëmbimit të mesazheve mes smartphone-ve, WhatsApp, është mundësuar tashmë për t’u përdorur edhe në ‘web browsers’, nëpër kompjuterat tanë personal.

Jan Koum, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, bëri me dije lajmin në faqen e tij personale në Facebook:
“Ne thjesht kemi zgjeruar përdorimin e shërbimit tonë të shkëmbimit të mesazheve WhatsApp, nga telefonat edhe në faqet e internetit. Kjo do të thotë që mesazhet tuaja do të vazhdojnë të shfaqen edhe në telefon pavarësisht nëse komunikimin e kryeni nga kompjuteri.”

Përdoruesit e smartphone-ve që dëshirojnë të lidhin aplikacionin e tyre WhatsApp me ‘web browser’-in e kompjuterit duhet të shkojnë në faqen https://web.whatsapp.com.