• |
ide | kryesore

Konferencë poshtë këmbëve të Davidit

Arkiva, Planet
image4.jpg



Më shumë sesa ajo që u tha në konferencën e përbashkët për shtyp mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit itlian Mateo Renzi, takimi i djeshëm i tyre u komentua gjerësisht për shkak të vendit ku u mbajt konferenca. Pikërisht poshtë këmbëve të të statujës së Davidit të Mikelanxhelos. Dhe pas konferencës, si për ta bërë akoma më pikant takimin, Renzi e përqafon Merkelin poshtë kësaj statuje duke u shprehur se "Davidi është shembulli se si duhet të jetë Evropa në botë”. Por përtej kësaj, pritja e Merkelit në Firenze u shoqërua me protesta kundër politikave të BE-së./lapsi.al/