• |
ide | kryesore

Shkencëtarët: Thuajini lamtumirë tullacllëkut

Arkiva, Planet
bald-man.jpg



Humbja e flokëve shumë shpejt mund të jetë një problem i së shkuarës. Kjo, sipas një grupi shkencëtarësh të Institutit Kërkimor Mjekësor Sanford Burnham në California. 
nëpërmjet qelizave staminale, ky grup studiuesish pretendojnë se kanë gjetur formulën që ‘lind dhe rrit flokët’.
Ky nuk është studimi i parë në këtë fushë, por të gjitha përfundimet e mëhershme dështonin në prodhimin dhe qendrueshmërinë e qelizave përgjegjëse për rritjen e flokut.
Shkencëtarët amerikane thonë se tejkaluan këtë problem duke përdorur qelizat staminale të njeriut. 
“Metoda jonë e përfitimit të qelizave staminale siguron një burim pa kufi nga pacienti, për transplantim dhe nuk kushtëzohet nga pasja ose jo e rrënjëve të flokëve”, thotë Alexey Terskikh, udhëheqës i studimit.
Ai thotë se teknika është zbatuar me sukses tek minjtë dhe është një hap domethënës drejt trajtimit të problemit të humbjes së flokëve me anë të qelizave staminale.