• |
ide | kryesore

Edhe Korça do të ketë Kullën e Sahatit

Arkiva, Planet
kulla.jpg



Edhe Korça do të ketë një Kullë të Sahatit. Ajo e ka pasur atë deri në vitet “30 por që u rrënua me kalimin e kohës. Është Artan Lame ai që i ka kërkuar zv.kryeministrit Niko Peleshi, të marrë në konsideratë edhe faktin e kullës së Sahatit në pazarin e vjetër të qytetit. Lajmin e ka bërë publik në Facebook. “Kohët e fundit po bëhet rikonstruksioni i Pazarit të Korçës. Ndoshta nga me të bukurat punë të bëra në atë qytet. Paçka se jashtë kufijve te pazarit, për fat në këtë punë u perfshi edhe xhamia e Iljaz bej Mirahorit. Meqë që këtej nga Tirana punimet i ndjek Niko Peleshi (edhe si zvKryeministër edhe si korçar), i thashë se ndoshta do ish mirë që në këtë gjë të përfshihej edhe rindërtimi i kullës së Sahatit, që ka qenë pranë xhamisë. Kulla natyrisht që nuk ka qenë bashkëkohëse exhamise, se xhamia është e shek. XVI ndërsa kulla e shekullit XIX, por megjithatë, ajo ishte kthyer ne pjesë të ansambilit të saj. Niko më kërkoi t’i dërgoj disa fotografi të kullës së sahatit, për të studiuar edhe strukturën e saj por edhe vendin se ku ka qenë vendosur origjinalisht. Ja çova dhe brenda ditës Niko ia përcolli grupit të arkitektëve që e punuan dhe më përcolli projektin e tyre. Mbeta i ekzaltuar sa m’u duk sikur e shikoja kullën të ngritur. Siç thosh Naimi: "Në Belvedere në Vjenë / sikur pashë Skënderbenë". Faleminderit Niko. Së shpejti me kullën ngrehur prej vërteti” – shkruan Lame në Facebook.