• |
ide | kryesore

Greta Koçi në spital, aksidentohet me makinë

Arkiva, Paparazzi
greta koci 2.jpg



Këngëtarja Greta Koçi mësohet të jetë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të diele. Nën-kryetarja e Forumit Rinor të PD ka qenë në makinë me të tjerë aktivistë të këtij forumi teksa i drejtoheshin jugut të vendit me ndihma për familjet e përmbytura. Aksidenti ka ndodhur në aksin Vorë – Fushë Krujë, ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën. Drejtuesi i mjetit e ka shmangur dhe është përplasur me një kamion të parkuar në rrugë. Greta Koçi dhe dy të rinjtë e përfshirë në aksident mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa po i jepet ndihma e parë në Spitalin e Traumës.