• |
ide | kryesore

Sherri Holta Dulaku – Vjollca Hoxha shkon në gjyq

Arkiva, Paparazzi
holta slider -2.jpeg



Gjithçka nisi nga një shkrim në anabel.al, ku thuhej se fituesja e edicionit të katërt të “Dancing..” Lori Hoxha, nuk ishte shpërblyer me apartamentin e premtuar, edhe pse kishte kaluar një vit nga përfundimi i spektaklit. Kaq do të mjaftonte që producentja Holta Dulaku të shpërthente në një status në facebook, ku veç botueses së Anabel, Dalina Buzit, ajo sulmoi edhe Lorin e mamanë e saj Vjollca Hoxhën.

Një natë pas finales së “Dancing With the Stars” Holta Dulaku akuzoi presidenten e Top Channel si “fajtoren” që Lori nuk e kishte marrë apartamentin dhe shkruante se atë apartament, Lori e kishte fituar nga votat që punonjësit e TCH ishin detyruar të paguanin, për trashëgimtaren e të ndjerit Dritan Hoxha.

Pa kaluar 24 orë nga bërja publik të statusit famëkeq, Lori Hoxha reagoi duke e quajtur të degjeneruar, dhe shpifje, gjithçka pretendonte producentja Dulaku. Ajo u shpreh se kjo çështje do i kalonte gjykatës: “Meqenëse zonja producente zgjodhi mënyrën më të shëmtuar, unë këtë nuk e bëj dot, por ja kam lënë në dorë avokatëve të familjes pasi shpifja dhe prishja e imazhit nuk janë të pranueshme me ligj.”

 

Sherri i nisur në facebook e më pas i pasqyruar në median online, mësohet se do të ketë zhvillime reale edhe në dyert e gjykatave. Këtë fundjavë, bluetooth bëri me dije se edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, është e vendosur t’a ndjekë çështjen në rrugë ligjore: “Unë nuk kam asgjë për të thënë. Nuk merrem me statuse “Facebook”-u, e as me mediat online, çështjen me zonjën Holta Dulaku do t’a zgjidhë gjykata, çështja i ka kaluar tashmë në dorë avokatit tonë”.

Po ashtu, suplementi i së shtunës, shkruante se Holta Dulaku ka depozituar padinë për botuesen e Anabel: “Dalina Buzin ka tre ditë që e kam hedhur unë në gjyq për shpifje. Ajo po që shpifi, jo unë.”

 

E kontaktuar nga lapsi.al, Dalina Buzi thotë se nuk i ka mbërritur asnjë fletë-thirrje për në gjykatë. Por, ajo shton se nëse gjithçka është e vërtetë për sa shkruan bluetooth, atëherë edhe ajo do të ngrejë një kundërpadi për prishje imazhi.