• |
ide | kryesore

3 pornstare shpjegojnë përse “50 hijet e Grey-t”, nuk duhet parë (video)

Arkiva, Paparazzi
porn stars.jpg



Nëse kishit ndërmënd të prenotonit biletat për të shkuar në kinema e për të parë “50 hijet e Grey-t”, ndoshta do të qe më mirë të ndryshonit ide: nuk ia vjen barra qeranë.
Përsenë, e shpjegojnë tre yje të filmave porno, Nadia Styles, Mercedes Carrera dhe Nina Elle, në një video më se të këndshme, që po qarkullon në ‘youtube’. Në këtë filmim tre pornstar-et qartësojnë njëherë e mirë përse vajzat e zanatit të tyre, nuk do t’a shihnin kurrë një film të tillë në sallën e kinemasë.
 
Cilat janë arsyet e “jo-së”? Ja…
 
Numri 1. Filmi është banal, banal dhe patjetër banal. Jo vetëm që rikonfirmon edhe një herë stereotipin e mashkullit në pozitat dominuese dhe femra thjesht e nënshtruar, por, që të trija njëherazi, në pozitat e atyre që marrin vesh nga seksi, thonë se ky film të vë në gjumë. 
 
Numri 2. “Ja vlen të paguash gjithë ato para për të parë seks të provokuar, ndërkohë që në internet mund të gjesh falas ndonjë video tonën? Madje edhe dialogët janë më të mirë,”- thonë pornstar-et. 
 
Numri 3. Kush e ka shkruar, nuk e ka kuptuar se çfarë po bën. Është shkruar keq dhe madje në mënyrë “qesharake”.
 
Numri 4. Nuk të ofron atë që premton. Ose ta themi në një mënyrë më të drejtëpërdrejtë, siç shprehen vajzat: “Jemi në vitin 2015! Ku është k*ri?”
 
Numri 5. Më shumë se një arsye për të mos e parë filmin, kjo është një këshillë për të parë diccka tjetër. “Mbështesni kinemanë e pavarur. Nëse doni të shihni seks, atëherë hapni një video porno. Nëse doni të shkoni në kinema, atëherë më mirë zgjidhni Boyhood”. – thonë pornstar-et e njohura në videon më poshtë.