• |
ide | kryesore

Angela Martini kalon Shën Valentinin me bodyguard-in e saj

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Ajo ka ardhur në Europë për të qenë pjesë e festimeve të Shën Valentinit në një club në Zyrih, por Angela Martini, në vënd që të na shfaqë të dashurin, miliarderin turk me të cilin përflitet se ka lidhje, ka prezantuar për fansat truprojen e saj të re. Modelja e njohur ka drejtuar një festë në Zvicër teksa ka qenë nën kujdesin e këtij bodyguardi me tatuazhe, i cili ka punuar gjithashtu edhe për këngëtarë të tjerë të famshëm si Bruno Mars apo Jason Derulo. Si të zënë me punë për Shën Valentin, të dy, do kishin bërë mirë të praktikonin shprehjen “një rrugë e dy punë”.