• |
ide | kryesore

Ja pse u largua nga emisioni drejtuesja e “Pasdite në TCH”

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



“Jam tërhequr me dëshirën time,”- ka thënë këtë pasdite ish-drejtuesja e programit “Pasdite në TCH”, Kozeta Turishta. E ftuar për të dorëzuar stafetën tek zëvendësuesja, Kozeta ka thënë se “rreth një muaj më parë i kërkova drejtuesve të Top Channel, që të shkëputem nga ky program për shkak të një impenjimi akoma edhe më të madh,” duke lënë të kuptohet se ka një projekt të ri televiziv me ekranin që u shfaq gjashtë muajt e fundit. Gazetarja Jonida Shehu është vendosur këtë të hënë për të çuar përpara “Pasditet në TCH”, një program që është rinovuar edhe në studio e skenografi. Jonida Shehu i rikthehet televizionit pas eksperiencave të fundit në lajmet dhe programet e saj në Ora News.