• |
ide | kryesore

Olta Gixhari single? Me kë e kaloi aktorja Shën Valentinin

Arkiva, Paparazzi
Olta Olti.jpg



Duket se ky Shën Valentin, e ka gjetur vetëm aktoren Olta Gixhari. Këtë të paktën, ka lënë të kuptohet përmes postimit të saj në rrjetet sociale, ku në foton krah Olti Currit, Olta shkruan, “Valentini im”. Të dy Oltët, me sa jemi në dijeni, nuk janë në lidhje së bashku pasi mes tyre ekziston një miqësi e vjetër, që nga qyteti i origjinës, Durrësi. Kështu, i vetmi shpjegim besohet të jetë ndonjë mënyrë me shaka që personazhet e njohur, kanë zgjedhur për të treguar se të dy janë ‘single’. Fotoja është bërë në koncertin e këngëtares Besa Kokëdhima, mbrëmjen e 14 Shkurtit.