• |
ide | kryesore

Dëshmia e punonjësit funeral që rregulloi trupin e Monroe: “Ishte si plakë”

Arkiva, Stil
marlyni.jpg



Allan Abbott dhe Ron Hast ishin dy punëtorë në një shtëpi funeralesh. Ata e nisën punën duke transportuar të ekzekutuarit nga burgu i “San Quentin State Prison”. Por më pas ata nisën të punonin në Hollyëood. Sipas një shkrimi të “Daily Mail” ata thirreshin kur vdiste ndonjë person i famshëm.

Ata ishin që u morrin me trupat e Clark Gable dhe Natalie wood apo që futën në limuzinë Kennedy dhe Liz Taylor. Sipas gazetës ishin ata që përgatitën për varrim trupin e Marilyn Monroe. Ata u thirrën në komisariatin e policisë së Los Angeles në mëngjesin e 5 gushtit të 1962. Ajo humbi jetën nga një overdozë. Mjekut i ishin dashur 3 orë të kqyrte trupin. Ai kishte gjetur vrima gjilpëre në sqetulla, në hundë, në gjuhë, nëpër gishta madje edhe në gjenitale.

Alan Abbott ka rrëfyer: Kur ngritëm çarçafin për ta parë nuk mund t’u besonim syve që behej fjalë për trupin e Marilyn Monroe. Dukej si një plakë që nuk ishte kujdesur për veten. Nuk njihej. Flokët i kishte të palyera për një kohë të gjatë. Nuk i kishte depiluar këmbët, ndoshta prej një jave dhe nuk kishte bërë prej kohësh manikyr apo pedikyr dhe buzët i kishte të plasura.

Ishte e dhimbshme ta shihje në atë gjendje. Monroe nuk vishte mbathje. Nuk gjetëm as në shtëpi. Një ndihmës i saj më dha një palë sutiena të mbushura pasi gjoksi i saj ishte tmerrësisht i rrudhur. Si një plakë. Kjo edhe për shkak të autopsisë.”/lapsi.al/