• |
ide | kryesore

Luana publikon video të djalit që i dhuron lule

Arkiva, Paparazzi
image.jpg



Por jo, kujdes! Nuk është ai i tufave gjigande që shkojnë në adresë të prezantueses së Top Channel, pasi atë “fans” Luana e mban mister. Këtë rradhë, kemi të bëjmë me “fansin e çmendur” të së motrës, Marinës, taksisti që bëri tattoo portretin e bjondes tjetër të televizionit. Në videon e postuar në ‘snap chat’, Luana ka xhiruar momentin kur Juli i dhuron trëndafilin, duke shkruar “këtë të martë e mora lulen nga Juli”. Tashmë, Juli duket se po tregohet bujar me gjysmën tjetër të motrave Vjollca, ndoshta që Luana të influencojë tek Marina, pasi dihet se pas tatuazhit, taksisti i është futur seriozisht punës për të bërë për vete, atë që përflitet si e dashura e Getoarit.