• |
ide | kryesore

Ilva Tare bëhet nënë/ Melody Selami quhet vajza e porsalindur

Arkiva, Paparazzi
11403072_716054251855974_2795437170146772695_n.jpg



Ilva Tare, gazetaraja e njohur dhe drejtuesja e emisionit “Tonight” në Ora Neës është bërë nënë. Sot në mesditë ajo solli në jetë vajzën që kanë vendosur ta quajnë Melody. Ka qenë vetë gazetarja që ka postuar në faqen e saj në Facebook një foto të vajzës, me përshkrimin e shkurtër “Melody erdhi në jetë…”. Ilva Tare është martuar me deputetin e Partisë Demokratike, Eduard Selami. Në maternitet kanë vërshuar lulet dhe urimet e para për çiftin. Me sa duket Melody ka pritur përfundimin e zgjedhjeve, që gazetarja Tare të ishte disi më e ngeshme nga impenjimi i saj i përditshëm në televizion./Lapsi.al/